Java Evropiane e Sportit ne Kosove/European Week of Sport in Kosovo dje pati folenë në Universitetin e Prishtinës, ku Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK), me ceremoni dhe aktivitete sportive shënoj këtë javë.🤾🏻♂️🤾🏻♀️
Ky aktivitet, sot, u fokusua në sportet universitare, ku në shënimin e kësaj jave, sot në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit të pranishëm ishin: përfaqësues nga FSUNK-ja, përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, profesorë nga FEFS-i, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, studentë e sportdashës.
Në emër të FSUNK-së, në këtë aktivitet të pranishmëve iu drejtua nënkryetarja e kësaj Federate, znj. Diellza Shaqiri-Kelmendi, e cila uroj adhuruesit e sportit për këtë javë, teksa foli për të mirat që sporti sjellë tek njeriu.
“Aktiviteti fizik dhe sporti sjellin shumëllojshmëri të përfitimeve individuale e shoqërore, siç janë: shëndeti, zhvillimi ekonomik dhe shoqëror, socializimi, solidariteti, mirëkuptimi reciprok, e të tjera të mira”. Në fjalën e saj, Kelmendi falënderoi MKRS-në për ftesën bërë sporteve universitare për të qenë pjesë e kësaj jave.
Në anën tjetër, koordinatori nacional i kësaj jave, njëherësh këshilltar në MKRS, z. Daut Thaçi, përgëzoi FSUNK-në për organizimin e mirë.
Përveç organizatorëve, në emër të komunitetit të sportistëve, e lumtur për mbajtjen e kësaj jave u shpreh studentja volejbolliste Xhuda Krruti, e cila falënderoi FSUNK-në dhe MKRS-në për këtë organizim të mrekullueshëm, duke i dëshiruar kolegëve të saj suksese në këto gara.
Gjate ditës, FSUNK organizoi gara në: futsall⚽, basketboll 3X3)🏀, beach – volley 🏐 dhe ping pong 🏓. Për të përfunduar këtë ditë sportive, në fund të garave, u ndanë edhe shpërblime për studentët garues. 🏆
Për një javë, nga 23 deri më 30 shtator, në Kosovë, nën moton “Be Active” do të organizohet Java Evropiane e Sportit, ngjarje e cila po mbahet për herë të dytë në vendin tonë.