FSUNK

FSUNK me 20 shtator iu bashkua botës në celebrimin e “Ditës Ndërkombëtare të Sportit Universitar”. 🤾‍♀️🤾‍♂️🎉

Nën ombrellën FISU – International University Sport, ne shënuam këtë ditë me shumë aktivitete sportive, ku morën pjesë afro 200 studentë.
Për organizimin e kësaj dite, FISU ka përcjell një letër tek FSUNK, ku falënderon Federatën tonë, në veçanti presidentin Musa Selimi, për organizimin e mirë të kësaj dite. 👏🙌

Ndër të tjerash, në letrën e presidentit të FISU-së, z. Oleg Matytsin dhe sekretarit gjeneral të saj, z. Eric Saintrond, thuhet se festimi i kësaj dite në Kosovë është një shembull i mirë për të tjerët.
“Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Sportit Universitar në Kosovë është një shembull i mirë i një anëtari aktiv të FISU-së. Përmes aktiviteteve të ndryshme të organizuara për këtë ditë (IDUS), FSUNK ka kontribuar në mënyrën më të mirë të mundshme në zhvillimin e sportit universitar, duke u bërë kështu një shembull i mirë për anëtarët e tjerë”. 🏆

FSUNK është anëtar i dy federatave kryesore të sportit universitar: Federatës Ndërkombëtare të Sportit Universitar si dhe Federatës Evropiane të Sportit Universitar (EUSA – European University Sports Association)

4 Tetor, 2019
sqAlbanian
en_GBEnglish sqAlbanian