FSUNK
Federata e Sporteve Universitare e Kosovës

FSUNK

Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (në tekstin e mëtejmë:FSUNK) është organizatë joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse që bashkon Shoqatat/Organizatat sportive të themeluara për ushtrimin e veprimtarisë sportive në Universitetet dhe
Kolegjet dhe Akademitë e akredituara në Agjencionin Kosovar të Akreditimit në Republikën e Kosovës.

Në Federatën e Sporteve Universitare të Kosovës, në baza vullnetare bashkohen Shoqatat/organizatat sportive studentore për realizimin e qëllimeve të përbashkëta dhe interesave të përbashkëta në fushën e sportit për komunitetin e studentëve në Republikën e Kosovës, të cilat rregullohen me këtë Statut dhe të cilët pranojnë rregullat dhe programet e FSUNK, të Asociacionit të Sporteve Universitare të Evropës (në tekstin e mëtejmë:EUSA) dhe të Federatës së Sporteve Universitare Ndërkombëtare (në tekstin e mëtejmë: FISU)

  • Më datën 17 Gusht 2017, Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, pranohet me të drejta të plota si anëtarja më e re në Federatën e Sporteve Universitare Ndërkombëtare (FISU).

FSUNK, është anëtare e Komitetit Olimpik të Kosovës (në tekstin e mëtejmë:KOK), anëtare e FISU dhe e EUSA.
FSUNK, i respekton dhe i zbaton rregullat e KOK, të FISU dhe EUSA, por edhe e ruanautonominë e saj nga të gjitha ndikimet politike, religjioze ose të karakterit ekonomik, të cilat mund ta pengojnë FSUNK, që veprimtaria e saj të jetë në pajtim me rregullat e KOK, të FISU dhe të EUSA dhe Ligjit për Sportin në Kosovë.

FISU është themeluar me qëllim të promovimit të vlerave të sportit dhe praktikimin e sportit në harmoni me jetën studentore.

TAKIME DHE MARRËVESHJE

ANËTARËT