FSUNK
07 May

Federata e Sporteve Universitare e Kosovës ka formalizuar sot bashkëpunimin e kahershëm më Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Presidentja e FSUNK-së, znj. Diellza Shaqiri-Kelmendi, ka nënshkruar sot memorandum të mirëkuptimit me dekanin e FEFS-UP, z. Musa Selimi. Marrëveshja e nënshkruar sot ka për qëllim mbështetjen reciproke, të bazuar…

30 Apr

Liga Universitare po vazhdon edhe sot. Garat në pingpong u mbajtën në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit të UP-së.  Të lumtur për rikthimin e Ligës në Pingpong, të pezulluar si pasojë e pandemisë, u shprehën studentët pjesëmarrës. Ata po e vlerësojnë lartë punën e FSUNK-së të bërë për rinisjen e aktiviteteve të…

23 Apr

Presidentja e Federatës së Sportit Universitar të Kosovës, znj. Diellza Shaqiri – Kelmendi, ka pranuar letra urimi nga kryesuesit e Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare (FISU), si dhe Asociacioni Evropian i Sporteve Universitare (EUSA), me rastin e zgjedhjes së saj në funksionin e presidentes së FSUNK-së. Ne letrën e përcjellë nga z. Leonz Eder, u.d….

23 Apr

FSUNK-ja po rinis Ligat Universitare këtë të diele.Ligat do të fillojnë në sportin e futsalit (M), ndërkaq gjatë javëve në vijim, do të vazhdojmë me garat në ping-pong ( M dhe F) dhe në volejboll (F).Ligat Universitare filluan me 5 mars 2020, në futsall, volejboll dhe pingpong. Për shkak të kufizimeve të vendosura si pasojë…

09 Mar

Në Asamblenë Zgjedhore të Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, të mbajtur dje në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës, u votua unanimisht që drejtimin e FSUNK-së për katër vitet e ardhshme, ta merr prof. Diellza Kelmendi. Kelmendi, pasi u votua për kryetare të Federatës njëzëri nga të gjithë…

24 Dec

Viti 2020 ka qenë vit shumë i vështirë dhe sfidues. Në këtë funvdit, të qëndrojmë optimistë dhe me vullnet në trajtimin e sfidave aktuale dhe ato që na presin gjatë 2021-tës.   Gëzuar festat e fundvitit!