FSUNK
Federata e Sporteve Universitare e Kosovës ka formalizuar sot bashkëpunimin e kahershëm më Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Presidentja e FSUNK-së, znj. Diellza Shaqiri-Kelmendi, ka nënshkruar sot memorandum të mirëkuptimit me dekanin e FEFS-UP, z. Musa Selimi.
Marrëveshja e nënshkruar sot ka për qëllim mbështetjen reciproke, të bazuar në idenë e krijimit të një sistemi më të avancuar arsimor në interes të studentëve, ekipeve sportive universitare, duke synuar ngritjen e cilësisë së sportit në përgjithësi, e atë universitar në veçanti.
Të lumtur me nënshkrimin e këtij memorandumi u shprehën përfaqësuesit e palëve nënshkruese. Selimi dhe Kelmendi – Shaqiri premtuan bashkëpunim të ngushtë, në mënyrë që sporti në mesin e studentëve të promovohet edhe më shumë në të ardhmen.
Palët nënshkruese janë dakorduar për bashkëpunim në disa fusha, përfshirë këtu: organizimin e përbashkët të garave, turnirëve, jubileve, simpoziumeve, konferencave, trajnimeve, seminareve; këmbimin e përvojave dhe informatave profesionale nga fushat e lojërave universitare; angazhimin reciprok të ekspertëve në ligjërata të ndryshme; hulumtime të përbashkëta shkencore, e të tjera aspekte.
 
7 Maj, 2021
Tags:
sqAlbanian
en_GBEnglish sqAlbanian