FSUNK
Salla e Gjimnastikës në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit ishte vendi ku u zhvillua sot xhiroja e dytë e Ligës Universitare në Pingpong.
Para nisjes së lojërave, presidentja e FSUNK-së, Diellza Shaqiri-Kelmendi, anëtarët e bordit, Musa Selimi, Abedin Bahtiri dhe Blerta Dibrani, si dhe sekretarja e FSUNK-së, Venita Smakaj ndanë fanellat zyrtare për studentët pjesëmarrës të kësaj lige.
Gjatë minutave në vazhdimësi, gara interesante zhvilluan studentët pingpongistë. Rezultatet e kësaj xhiroje janë pasqyruar në tabelë.
 
 
sqAlbanian
en_GBEnglish sqAlbanian