FSUNK
11 Sht

Presidentja e #FSUNK-së, Diellza Shaqiri-Kelmendi mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian të Sportit Universitar (#EUSA), e cila u mbajt sot në Budapest të Hungarisë, ku përfaqësoi Kosovën në fushën e sportit universitar. Pas shumë sfidave me të cilat është përballur sporti kudo në botë, si pasojë e pandemisë Covid-19, anëtarët e EUSA-s…

08 Sht

Akademia e Liderëve Vullnetarë të FISU-së (FVLA) ka nisur sot. Pjesë e këtij projekti unik të arsimit, i cili shërben si platformë e komunikimit ndërmjet studentëve liderë dhe federatave të sporteve universitare nga mbarë bota, është edhe studentja e Universitetit të Prishtinës dhe e FSUNK-së, Finesa Sylejmani. FVLA do të mbahet online në periudhën 8…

03 Sht

ërveç që na pret shumë argëtim, në aktivitetin e #Streetball të organizuar nga FSUNK-ja dhe 3×3 Prishtina do të këtë edhe shpërblime të tjera.  Lojërat do të mbahen në hapësirën para Bibliotekës Kombëtare, me datë 20 shtator, me fillim nga ora 12:00. Aktiviteti po organizohet në kuadër të Javës Evropiane të Sportit në Kosovë.  …

03 Gus

Prishtina së shpejti do të jetë nikoqire e Kampionatit Botëror për Universitete në Hendboll 2022 – #WUC2022. Për organizimin e tij, Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK) dhe Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) nënshkruan memorandum të bashkëpunimit, në kuadër të të cilit përcaktuan konditat për organizimin e ngjarjes më të rëndësishme sportive hendbollistike…

12 Kor

Presidentja e FSUNK-së, Diellza Shaqiri-Kelmendi në intervistën e saj për Klan Kosova ka folur për Kampionatin Botëror Universitar në Hendboll 2022, Ligat Universitare dhe aktivitetet që Federata është duke planifikuar për promovimin e sportit universitar.  Presidentja theks të veçante në intervistën e saj i ka dedikuar ngjarjes më të rëndësishme sportive që pritet të ndodh…

29 Qer

Në Durrës, aty ku një vit më parë u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Sportit Universitar të Kosovës (FSUNK) dhe Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU), u mbajt dje Kampionati Mbarëkombëtar Universitar. Federata e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, sollën Kampionatin e Parë Mbarëkombëtar Universitar, duke i hapur kështu rrugë shumë aktiviteteve të…

26 Qer

Sot Akademia për Lidership dhe Vullnetarizëm, në bashkëpunim ne FSUNK-në, vazhduan me ditën e dytë të Konferencës për Lidership dhe Vullnetarizëm. Gjatë ditës, personalitete eminente vendore dhe ndërkombëtare të sportit universitar prezantuan para studentëve pjesëmarrës në këtë aktivitet. Edhe studentët pjesëmarrës patën rastin që të jenë pjesë aktive e konferencës duke prezantuar pikëpamjet e tyre…

25 Qer

U mbajt sot Konferenca për Lidership dhe Vullnetarizëm e organizuar nga Akademia për Lidership dhe Vullnetarizëm e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit dhe FSUNK-ja. Në hapje të konferencës të pranishmëve iu drejtua dekani i FEFS-it, njëherësh anëtar i Bordit Ekzekutiv të FSUNK-së, Musa Selimi. Ai falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen e dhënë…