![](https://fsunk-kos.org/wp-content/uploads/2021/08/23.jpeg)
Prishtina së shpejti do të jetë nikoqire e Kampionatit Botëror për Universitete në Hendboll 2022 – #WUC2022. Për organizimin e tij, Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK) dhe Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) nënshkruan memorandum të bashkëpunimit, në kuadër të të cilit përcaktuan konditat për organizimin e ngjarjes më të rëndësishme sportive hendbollistike që do të mbahet në vend. ![🤾♀️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/taa/1.5/16/1f93e_200d_2640.png)
![🤾♂️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tac/1.5/16/1f93e_200d_2642.png)
![🤾♀️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/taa/1.5/16/1f93e_200d_2640.png)
![🤾♂️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tac/1.5/16/1f93e_200d_2642.png)
Presidentja e FSUNK-se, Diellza Shaqiri – Kelmendi dhe presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në mënyrë që ky event sportiv të shënohet si një ngjarje e suksesshme, e cila do të i ndihmoj tutje promovimit të vendit tonë në arenën sportive botërore.
Me anë të këtij memorandumi parashihet që FHK-ja të jetë përgjegjëse e koordinimit të çështjeve profesionale në kuadër të këtij eventi të rëndësisë botërore.
Në dhjetor të 2019-tës, nga Federata Botërore e Sporteve Universitare – FISU, FSUNK-ja ka pranuar konfirmimin që do të jetë organizatore e këtij kampionati të rëndësishëm për sportin universitar. Në këtë fazë, FSUNK-ja është duke bërë përgatitjet e nevojshme për organizimin sa më të mirë të Kampionatit Botëror Universitar në Hendboll 2022, duke promovuar kështu sportin universitar kosovar kudo në botë.