![](https://fsunk-kos.org/wp-content/uploads/2021/09/FVL.jpeg)
Akademia e Liderëve Vullnetarë të FISU-së (FVLA) ka nisur sot. Pjesë e këtij projekti unik të arsimit, i cili shërben si platformë e komunikimit ndërmjet studentëve liderë dhe federatave të sporteve universitare nga mbarë bota, është edhe studentja e Universitetit të Prishtinës dhe e FSUNK-së, Finesa Sylejmani.
FVLA do të mbahet online në periudhën 8 – 10 shtator. Më qëllim inkurajimin e liderëve të rinj, FISU përmes të tilla aktivitete promovon vlerat e sportit universitar, duke ndarë edhe këshilla lidershipi për studentët ambasadorë nga ekspertë nga e gjithë bota.
![](https://fsunk-kos.org/wp-content/uploads/2021/09/FS-473x1024.jpg)