FSUNK
Presidentja e #FSUNK-së, Diellza Shaqiri-Kelmendi mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian të Sportit Universitar (#EUSA), e cila u mbajt sot në Budapest të Hungarisë, ku përfaqësoi Kosovën në fushën e sportit universitar.
Pas shumë sfidave me të cilat është përballur sporti kudo në botë, si pasojë e pandemisë Covid-19, anëtarët e EUSA-s patën rastin që të takohen fizikisht në këtë Asamble, ku zgjodhën edhe bordin e ri ekzekutiv të EUSA-s. President i EUSA – European University Sports Association u rizgjodh z. Adam Roczek.
Presidentja Kelmendi – Shaqiri, gjatë asamblesë së sotme ka pasur rastin, që së bashku me presidentin e Federatës Shqiptare të Sporteve Universitare, z. Besnik Veliun, të takoj drejtues të federatave kombëtare të sporteve universitare nga vende të ndryshme anëtare të EUSA-s, të cilët i ka informuar me progresin e FSUNK-së, si dhe i ka ftuar që të marrin pjesë në Kampionatin Botëror në Hendboll për Universitete, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Prishtinë. Edhe prania e presidentes së Kelmendi – Shaqiri u vlerësua lartë nga organizatorët.
Ngjarjet e organizuara në Budapest nga EUSA do të vazhdojnë edhe nesër, ku do të diskutohet rreth dialogut strategjik ndërmjet EUSA-s dhe FISU-s (Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare), e më pastaj do të mbahet edhe takimi i parë i bordit ekzekutiv të zgjedhur sot.
 
 
 
11 Shtator, 2021