FSUNK
02 Jul

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportivë. Në këtë ditë, presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, falënderon gazetarët për kontributin e dhënë, teksa vlerëson lartë punën e tyre në promovimin e sportit universitar.  “Ne misionin e tyre për informim të shpejtë, objektiv dhe edukativ, gazetarët e sportit luajnë një rol të madh në promovimin e sportit…

24 Jun

Dje FSUNK-ja u bë pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Kosovo Olympic Committee, në Ditën Ndërkombëtare Olimpike. 🌲 Në emër të presidentit Musa Selimi, sekretarja Venita Smakaj mbolli pemën olimpike në kampusin e Universiteti i Prishtinës. Gjatë kësaj dite, përfaqësues të federatave sportive vendore mbollën pemët e tyre në këtë hapësirë të UP-së, e cila…

12 Jun

“Një komb, një kampionat” ishte moto që sot Federata e Sportit Universitar e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Sportit Universitar lansuan në ditën kur u bë edhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet tyre. Në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi dhe ai i FSHSU-së, Besnik Veliu nënshkruan protokollin…

19 May

Sot, Bordi Drejtues i FSUNK-së virtualisht zhvilloi mbledhjen e radhës, gjatë të cilës u diskutua rreth aktiviteteve të Federatës në vijimësi, si dhe koordinimin e garave dhe aktiviteteve të tjera, të pezulluara si pasojë e pandemisë së COVID-19. Bordi Drejtues, i prirë nga presidenti Musa Selimi, u dakordua që aktivitetet e Ligave Universitare, të inauguruara…

14 May

Presidenti i FSUNK-së, z. Musa Selimi, i shoqëruar nga sekretarja e Federatës, znj. Venita Smakaj, ishin pjesë e video-konferencës së dytë të mbajtur nga Komiteti Olimpik i Kosovës, se bashku me federatat sportive të vendit. Në këtë takim, presidenti Selimi informoi rreth gjendjes aktuale në Federatë, si dhe shprehu gatishmërinë dhe dëshirën e Federatës që…

23 Apr

Në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u bë sot nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës dhe MKRS-së. Nënshkrimin e këtij memorandumi e bënë presidenti i FSUNK-së, z. Musa Selimi, si dhe ministrja e MKRS-së, znj. Vlora Dumoshi. Presidenti Selimi u shpreh i lumtur që FSUNK-ja po…