Ky është orari me lojërat që na presin këtë të premte në Ligën Universitare në ping-pong. Shumë suksese ekipeve!
Ky është orari me lojërat që na presin këtë të premte në Ligën Universitare në ping-pong. Shumë suksese ekipeve!
Studentë të dashur, E marta e ardhshme është e dedikuar për Futsal. Më datë 18 maj do të zhvillohet xhiroja e IV-të e Ligës Universitare në këtë garë.
Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, e përfaqësuar nga presidentja, znj. Diellza Shaqiri-Kelmendi, ka nënshkruar sot memorandum të bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në një takim të zhvilluar në ambientet e MKRS-së, presidentja Shaiqiri – Kelmendi dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku nënshkruan këtë dokument i cili formalizon…
Liga Universitare në Futsal sot shënoi xhiron e tretë. Pas zhvillimit të garave të kësaj xhiroje, vendin e pare në tabelë e zë ekipi “UP FEFS 2”. Pas tij renditet Kolegji UBT, me pikët e njëjta. Ndeshja më interesante e kësaj xhiroje mund të konsiderohet ajo ndërmjet “UP FEFS 2” dhe Universitetit “Kadri Zeka”, ku…
Salla e Gjimnastikës në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit ishte vendi ku u zhvillua sot xhiroja e dytë e Ligës Universitare në Pingpong. Para nisjes së lojërave, presidentja e FSUNK-së, Diellza Shaqiri-Kelmendi, anëtarët e bordit, Musa Selimi, Abedin Bahtiri dhe Blerta Dibrani, si dhe sekretarja e FSUNK-së, Venita Smakaj ndanë fanellat zyrtare për studentët…
Federata e Sporteve Universitare e Kosovës ka formalizuar sot bashkëpunimin e kahershëm më Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Presidentja e FSUNK-së, znj. Diellza Shaqiri-Kelmendi, ka nënshkruar sot memorandum të mirëkuptimit me dekanin e FEFS-UP, z. Musa Selimi. Marrëveshja e nënshkruar sot ka për qëllim mbështetjen reciproke, të bazuar…
Të dashur studentë, Ju njoftojmë se me datë 06/05/2021, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet xhiroja e tretë e Ligës Universitare në Futsal. Suksese!
Liga Universitare po vazhdon edhe sot. Garat në pingpong u mbajtën në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit të UP-së. Të lumtur për rikthimin e Ligës në Pingpong, të pezulluar si pasojë e pandemisë, u shprehën studentët pjesëmarrës. Ata po e vlerësojnë lartë punën e FSUNK-së të bërë për rinisjen e aktiviteteve të…
Të dashur studentë, Më datë 29 prill, duke filluar nga ora 10:00, zhvillohet xhiroja e dytë e Ligës Universitare në Futsal. Ndeshjet do të zhvillohen në lokacionin e ri, sipas kërkesave që i kemi pranuar nga ana juaj. Kliko linkun e ndeshjeve. Suksese!
Presidentja e Federatës së Sportit Universitar të Kosovës, znj. Diellza Shaqiri – Kelmendi, ka pranuar letra urimi nga kryesuesit e Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare (FISU), si dhe Asociacioni Evropian i Sporteve Universitare (EUSA), me rastin e zgjedhjes së saj në funksionin e presidentes së FSUNK-së. Ne letrën e përcjellë nga z. Leonz Eder, u.d….