Federata e Sporteve Universitare e Kosovës organizoi ecje në Shalë të Bajgorës, për të shënuar Ditën Olimpike. Studentë nga universitete dhe kolegje të ndryshme vendore u bënë pjesë e kësaj iniciative sportive që promovon shëndetin, bashkimin dhe vlerat olimpike!