FSUNK

Presidentja e Federatës së Sportit Universitar të Kosovës, znj. Diellza Shaqiri – Kelmendi, ka pranuar letra urimi nga kryesuesit e Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare (FISU), si dhe Asociacioni Evropian i Sporteve Universitare (EUSA), me rastin e zgjedhjes së saj në funksionin e presidentes së FSUNK-së.

Ne letrën e përcjellë nga z. Leonz Eder, u.d. i presidentit të FISU-së dhe nga z. Eric Saintrond, sekretar gjeneral i FISU-së, thuhet që kryesia e tyre shpreson për një bashkëpunim të frytshëm dhe miqësor me FSUNK-në.
“Jemi të bindur që me lidershipin dhe dedikimin tuaj, sporti universitar kosovar do të shënoj arritje të mëdha” theksohet në këtë letër urimi.

Përgëzime për pranim të kësaj detyre të rëndësishme për sportin kosovar për presidenten Kelmendi përcollën edhe z. Adam Roczek, president i EUSA-s dhe z. Matjaz Pecovnik, sekretar i përgjithshëm.
“Ju urojmë juve dhe bordit të ri të FSUNK-së punë të mbarë, me shumë suksese dhe të arritura drejt zhvillimit të sportit universitar në rajonin tuaj” theksojnë Roczek dhe Pecovnik. Ata falënderojnë FSUNK-në për përfshirjen e tyre në shumë aktivitete dhe projekte të EUSA-s.

Diellza Shaqiri – Kelmendi u zgjodh në krye të FSUNK-së me 8 mars të këtij viti. Ajo do të drejtoj sportin universitar për katër vitet e ardhshme.

 

 

 

 

23 Prill, 2021
sqAlbanian
en_GBEnglish sqAlbanian