FSUNK
Federata e Sporteve Universitare e Kosovës ka organizuar ecjen në Valbonë, nga e cila përfituan studentët e universiteteve dhe kolegjeve të ndryshme vendore.
Hikingu në Valbonë, i cili shënon një traditë të FSUNK-së, kësaj radhe u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nga Al-Trade Center.
Me moton ‘Së bashku për suksese!”, sporti universitar ka promovuar ecjen dhe aktivitetet në natyrë, si dhe ka ndikuar në pasurimin e studentëve me njohuri për Parkun Nacional të Valbonës. 
Studentët në këtë ecje u udhëzuan nga dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit të UP-së, njëhersh anëtar bordi i FSUNK-së, Musa Selimi, anëtarët e Bordit, Blerta Dibrani dhe Avdyl Beqiri, si dhe përfaqësuesi nga Al – Trade Center, Artan Ramaj, i cili ka qenë mbështetës i FSUNK-së edhe në aktivitete të mëparshme organizuar gjatë këtij viti.
FSUNK-ja do të vazhdoj me organizimin e ngjarjeve të tilla, për të promovuar tek studentët aktivitetet e sportive dhe të shëndetshme.
 
 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.