Studentë dhe partnerë të sportit universitar, dje u shpërblyen për kontributin e tyre të dhënë për avancimin e sportit tek studentët gjatë vitit 2023.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin studentë, rektorë të universiteteve dhe kolegjeve vendore, përfaqësues të institucioneve, bordi drejtues i FSUNK-së dhe partnerë të tjerë.
Në këtë ceremoni falënderimi për partnerët dhe studentët, u dhanë mirënjohje për ata që shënuan suksese të dallueshme në gara vendore dhe ndërkombëtare, si dhe për miqtë e sportit universitar, të cilët mbështeten studentët në rrugëtimin e tyre.
Me këtë rast, u.d. presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, falënderoi të gjithë veç e veç për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë sportit universitar, teksa ndau mirënjohjet për të pranishmit.
Gjatë mbrëmjes u theksua edhe vullneti i FSUNK-së për thellim të bashkëpunimit, me qëllim avancimin e sportit universitar në vendin tonë.