FSUNK

Personalitete të rëndësishme të sportit, si dhe përfaqësues universitetesh dhe institucionesh, morën pjesë në këtë ngjarje, të cilët përcollën mesazhin për mbështetje dhe masivizim të sportit tek studentët.
Hapjen e Ligës Universitare e bëri u.d. presidenti i FSUNK-së, prof. Musa Selimi. Ai falënderoi partnerët për mbështetjen e dhënë për sportin universitar dhe uroi që studentët të shfaqin rezultate, por edhe spektakël në fushë. 
Fjalë para studentëve të pranishëm adresoi edhe rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, i cili theksoi se është shumë i lumtur që UP-ja po e promovon sportin te studentët, duke u përfaqësuar me disa ekipe edhe në kuadër të kësaj lige.
Për nisjen e Ligës në Futsal, FSUNK-ja u përgëzua nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Ismet Krasniqi dhe nga përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Fikret Shatri, të cilët theksuan që promovimi i sportit universitar është shumë i rëndësishëm për studentët.
Liga Universitare është ngjarja e cila bashkon studentët nga i gjithë vendi, për të garuar për vendin e parë në disiplinën e futsallit. Këtë vit, 13 ekipe garojnë për këtë trofe.

7 Mars, 2024