FSUNK

Në ditën e tretë të turneut “Deshmorët e Kombit” u zhvillua finalja ndërmet ekipit Uni. “Ukshin Hoti” dhe ekipit Uni. “Kadri Zeka”. Fitues rezultoi ekipi Uni. “Ukshin Hoti” me rezultat 2:1. prej nga shpallet dhe kampion i turneut “Deshmorët e Kombit” në futsall.

Pra kemi keto rezultate:

Vendi i Parë : Ekipi nga Universiteti “UKSHIN HOTI”
Vendi i Dytë: Ekipi nga Universiteti “KADRI ZEKA”

Lojtari më i mire: Albion MUHADRI
Lojtari më Fair Play: Avdi SHABANI

Pas shperndarjes se kupave për fituesit, u.d. i kryetarit të FSUNK-së Prof.Dr. Musa Selimi i uroj ekipet fituese si dhe i faleminderoj të gjitha ekipet për pjesëmarrjen e tyre në turneun për nderimin e të gjithë studentëve që kanë rënë dëshmorë të lirisë nga Universiteti i Prishtinës.

 

 

 

 

30 Tetor, 2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.