FSUNK

Studentët nga shoqatat anëtare të Universiteti i Prishtinës, “Universiteti i Prizrenit” – Official, Universiteti “Kadri Zeka” University, Universiteti “Isa Boletini”-Mitrovicë morën pjesë në këtë ngjitje malore, duke eksploruar bukuritë e Parkut Kombëtar.
Kjo përvojë u konsiderua si shumë e dobishme nga studentët. Ata falënderuan federatën për organizimin e aktiviteteve atraktive, të cilat jo vetëm që po i shërbejnë ngritjes së njohurive të tyre, por edhe rrjetëzimit me studentë nga universitete dhe kolegje të tjera në vend.

Ky aktivitet u mundësua nga FSUNK-ja me qëllim promovimin e sportit malor dhe aktiviteteve sportive tek studentët.

 

29 Tetor, 2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.