FSUNK
02 Mar

Po fillojmë së shpejti… Liga Universitare po i pret studentët sportistë, që të përfaqësojnë universitetin e tyre në sportet: • Futsal (M) • 3 x 3 Basketboll (M) • Volejboll (F) • PingPong ( F & M) • Shah ( F & M) • Pikado (F & M) Ju që doni të shpalleni kampionë, e…

22 Shk

Ti që karatenë e ke pasion – mos humb shansin dhe bëhu pjesë e Kampionatit të Karatesë për studentë! Mundësia për gara interesante në karate, po vjen tek ju falë organizimit të Kampionatit të Karatesë nga FSUNK-ja dhe Federata e Karatesë e Kosovës. Ky kampionat do të nis me 6 mars 2022 dhe do të…

16 Shk

Pavarësinë e pritëm me lojëra. ⚽ Për nder të përvjetorit të 14 të Pavarësisë së Kosovës, 14 ekipe studentësh garuan në turneun “Ejup Statovci”. ⭐ 🏆 Trofeun e turneut e fitoi Ekipi 9 (Fatlum Pishtani), nga Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit i Universitetit të Prishtinës (FEFS-UP), i dyti i kompeticionit u rendit Ekipi 11…

08 Shk

Në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, së bashku me Organizatën Studentore “Reforma”, Federata e Sporteve Universitare e Kosovës po organizon turne në futsall. Turneu “Ejup Statovci”, që mëton të bëhet tradicional, do të mbahet në vigjilje të Ditës së Pavarësisë, me datë 16 shkurt 2022, me fillim nga ora 15:00, në Fakultetin e…

23 Jan

Në tryezën e diskutimit për sportin, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Kosovo Olympic Committee, i pranishëm ishte edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Gjatë tryezës, z. Musa Selimi – anëtar i bordit drejtues të FSUNK-së, njëherësh drejtor ekzekutiv i 2022 FISU University World Cup Handball, e informoi Kryeministrin…

30 Dhj

Të dashur miq, 2021-ta ka qenë një vit mjaft sfidues. Në vigjilje të 2022-tës, urojmë që viti që po vjen të jetë vit i arritjeve të përbashkëta dhe komunikimit jovirtual. Këtë verë Kosova do të shënoj historinë e saj, si nikoqire e Kupës Botërore Universitare në Hendboll 2022, në kuadër të Federatës Botërore të Sportit…

27 Dhj

Për të shënuar fundin e një viti të suksesshëm për FSUNK-në, sot organizuam turne në futsall dhe volejboll, me studentët tanë. Atletë të @uni.pr, @uibm_net, @uni_haxhizeka, Universitetit “Ukshin Hoti” morën pjesë në garat e organizuara në këto dy disiplina, duke i dhënë gjallëri sportit universitar në aktivitetin e fundit të organizuar për vitin 2021. Fitues…

22 Dhj

Ne vazhdën e angazhimit për promovim dhe avancim të sportit universitar kosovar në vend dhe botë, sekretarja e FSUNK-së, Venita Smakaj dhe asistentja Fjona Xhelil kanë ndjekur kursin evropian për administrim të sportit. Me anë të këtij trajnimi, zyrtaret e federatës, të cilat për pjesëmarrje në këtë kurs janë përzgjedhur nga Kosovo Olympic Committee, kanë…