
Federata e Sportit Universitar të Kosovës i uron presidentit tonë, prof. Musa Selimi, zgjedhjen në pozitën e nënkryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës për ciklin 2025-2028.
Pas një angazhimi si anëtar i bordit, kjo detyrë e re është një dëshmi e përkushtimit të tij të palëkundur për zhvillimin e sportit, veçanërisht për përkrahjen e sportistëve studentë dhe promovimin e sportit për të gjithë.
Urime dhe suksese në këtë rrugëtim të ri për prof. Selimin, për anëtarët e rinj të Bordit të KOK-ut, si dhe për presidentin Ismet Krasniqin!