FSUNK
Për nder të Festës së Flamurit – 28 nëntorit, FSUNK-ja organizoi turneun mbarëkombëtar në basketboll 3×3.
Në një atmosferë brilante, të 12 ekipet pjesëmarrëse nga universitete dhe kolegje vendore, si dhe nga universitete nga Shqipëria, garuan për vendet e para të këtij turneu, i cili u përcoll me shumë entuziazëm nga studentët.
 
Fituesit e turneut 3×3 janë:
🏆 Vendi i parë: Cash Money – fitues të 500 € dhe kualifikim në Prizren Qualifier 2024;
🏆 Vendi i dytë: Street Legends – fitues të çmimit në vlerë prej 300€;
🏆 MVP: Eliot Peci – fitues i çmimit në vlerë prej 100 €;
🏆 Fitues në gjuajtje me 3 pikë: Eliot Peci – fitues i çmimit në vlerë prej 100 €.
 
Turneu Mbarëkombëtar është pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet FSUNK-së dhe Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, të cilët i falënderojmë për bashkëpunimin.
Edhe në vazhdimësi, FSUNK-ja do të punoj në organizimin e aktiviteteve atraktive për studentët.
 
27 Nëntor, 2023
Tags: