FSUNK
Sot, me datë 27 tetor 2023 u bë hapja e turneut në futsall “Dëshmorët e Kombit” në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve. Ky turne organizohet nga Federata e Sportit Universitar në bashkëpunim me përfaqësues të studentëve nga FEFS, me qëllim të nderimit të të gjithë studentëve që kanë rënë dëshmorë të lirisë nga Universiteti i Prishtinës.
Në fjalën përshëndetëse, prorektorja për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve, prof. Njomza Llullaku përshëndeti këtë ngjarje dhe theksoi rëndësinë e organizimit të eventeve të tilla në krijimin e kujtesës kolektive.
“Sot ne kujtojmë jo vetëm emrat dhe fytyrat e atyre që na lanë, por edhe vlerat dhe idealet që ata përfaqësonin. Ata ishin mishërimi i guximit, vendosmërisë dhe qëndrueshmërisë. Ata guxuan të ëndërronin, ata aspiruan të bënin një ndryshim dhe paguan çmimin përfundimtar në ndjekjen e tyre fisnike për një botë më të mirë. Sakrificat e tyre duhet të shërbejnë si një kujtesë e vazhdueshme e përgjegjësisë sonë për të mbështetur parimet që ata i mbanin të shtrenjta”.
Ndërsa u.d. i kryetarit të FSUNK-së Prof. Musa Selimi njohu kontributin e studentëve në fushën e sportit dhe theksoi solidaritetin e komunitetit universitar në kujtim të sakrificave të studentëve.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe familjar të studentëve deshmorë.
Turneu “Dëshmorët e Kombit” është një ngjarje që nxit konkurrencën sportive dhe kujtesën ndaj dëshmorëve të lirisë, duke sjellë bashkë studentë nga të gjitha degët dhe nivelet e studimit.
 
Pas ceremonies se hapjes, u zhvilluan shtatë ndeshje të ekipeve me këto rezultate:
  • Familjar të dëshmorëve – “Ukshin Hoti” (2:2), ku pas penaltive fiton ekipi “Ukshin Hoti”
  • FIEK 1 – FEFS 2 (3:1)
  • FSHMN – F.Teknik (3:1)
  • F.Ekonomik – FIEK 2 (3:1)
  • F.Ekonomik2 – F. Bujqësisë dhe veterinarisë (1:3)
  • UBT – Uni. Kadri Zeka (1:2)
  • FEFS 1 – F. Arkitektures (8:0)
Në turne do të garojnë gjithsej14 ekipe.
 
27 Tetor, 2023