FSUNK

FSUNK dhe Këshilli Studentor i FEFS me kënaqësi ju njofton për organizimin e turneut të Futsall-it “Deshmorët e Kombit” për vitin 2023. Ky event sportiv do të sjellë pasionin për futbollin brenda dyerve të Universitetit të Prishtinës, dhe do të ofrojë një platformë të mrekullueshme për talent të rinjë dhe ekipet universitare.

📆 Informacion mbi Turneun:

* Koha e ndeshjes është 2 pjese x 10 minuta, duke bërë gjithsej 20 minuta loje emocionuese.
* Turneu do të ketë pjesëmarrjen e vetëm 16 ekipeve të ftuara nga Këshilli Studentor i Universitetit të Prishtinës.

🗓 Programi i Turneut:

* Hapja e turneut do të mbahet në datën e parë, më 27 Tetor 2023, me fillim në orën 9:30.
* Aktivitetet do të zhvillohen në objektin Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në datat 27, 28, dhe 29 Tetor 2023.

Programi i Detajuar:
* Dita e parë (27 Tetor): 16 ekipet pjesëmarrëse do të luajnë 8 ndeshje, me fillim nga ora 10:00 e deri në ora 13:30.
* Dita e dytë (28 Tetor): 8 ekipet që kualifikohen do të luajnë 4 ndeshje, duke filluar nga ora 11:00.
* Dita e tretë (29 Tetor): Gjysmëfinalet dhe finalja me 4 ekipet më të mira, me fillim në ora 10:00, me finale në ora 12:00.

🏆 Shpërblimet:
* Vendi I: Kupa + Medalje
* Vendi II: Medalje

* Për të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe fakultetet, informacioni i plotë do t’u dërgohet në email për detajet e tjera të rëndësishme. Jemi të kënaqur të ju mirëpresim në këtë turne emocionues të sportit universitar dhe ju presim me entuziazëm më 27 Tetor në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit. Le të festojmë pasionin tonë për sportin dhe të krijojmë kujtime të mrekullueshme!”

 

Apliko deri më datë 25.10.2023 në ora 18:00, duke klikuar në linkun: Apliko

 

Nga FSUNK.

20 Tetor, 2023