Akademia e Liderëve Vullnetarë të FISU-së (FVLA) ka mbajtur sesionin më datë 7-9 shtator ku pjesë e këtij projekti unik të arsimit, i cili shërben si platformë e komunikimit ndërmjet studentëve liderë dhe federatave të sporteve universitare nga mbarë bota, është edhe studentja e Universitetit të Prishtinës dhe e FSUNK-së, Fortesa Kaçiu e cila u zgjodh student- ambasadore për vitin 2023/24.
Këtë vit, pjesëmarrëse janë 116 shtete ku pjesë e tyre është edhe Kosova.
Më qëllim të inkurajimit të liderëve të rinj, FISU përmes të tilla aktivitete promovon vlerat e sportit universitar, duke ndarë edhe këshilla lidershipi për studentët ambasadorë nga ekspertë nga e gjithë bota.
Tags: #fvla #fisu #fsunk