FSUNK
Federata e Sporteve Universitare e Kosovës ju bashkua botës, duke organizuar lojëra në tri sporte:
  • BeachVolley Mix
  • Basketboll 3×3 (Meshkuj)
  • Ping Pong (Femra & Meshkuj)
Studentët pjesëmarrës në këto lojëra i përshëndeti u.d. Presidenti i FSUNK-së, Gani Ibrahimi. Ai i falënderoj studentët për gjallërinë që po i japin sportit universitar dhe ju uroj suksese në garat e organizuara për nder të Ditës Ndërkombëtare të Sportit Universitar.
I pranishëm ishte edhe anëtari i Bordit, njëherësh dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP, Musa Selimi. Si themelues i sportit universitar në vend, Selimi tha që është i lumtur për nivelin e lartë të përgatitjes dhe profesionalizmit që shfaqin gjithmonë studentët.
Garat që u luajtën në hapësirën e kampusit të UP-së.
 
FSUNK-ja ka vite që është pjesë e të gjitha organizimeve ndërkombëtare të sportit universitar, njashtu edhe organizatore e përhershme e aktiviteteve për shënim të Ditës Botërore të Sportit Universitar – IDUS.
 
 
 
 
 
 
20 Shtator, 2023
Tags: