FSUNK
FSUNK-ja ka mbajtur sot Kuvendin e Rregullt të Punës, ku të pranishëm ishin Bordi Drejtues i Federatës, i prirë nga U.D presidenti, z. Gani Ibrahimi, përfaqësuesit e universiteteve dhe kolegjeve anëtare, si dhe stafi administrativ. Në cilësinë e monitoruesve, të pranishëm në këtë Kuvend ishin edhe z. Besim Aliti, sekretar i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe z. Enver Tahiraj nga Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
 
Gjatë takimit u shqyrtuan dhe u morën vendime për raportet e vitit 2021, përfshirë: Raportin e Punës, Raportin e Financave Raportin e Auditorit të Jashtëm. Ndërkaq, për vitin 2022 u aprovua Kalendari i garave dhe Planifikimi buxhetor, si dhe, delegatët e pranishëm u informuan rreth mbarëvajtjes së organizimit të Kupës Botërore Universitare në Hendboll.
 
Delegatët diskutuan edhe rreth Ligës Universitare dhe çështjeve të tjera relevante, në funksion të promovimit të sportit universitar kosovar.
Përkundër sfidave që ka pasur viti që lamë pas, vitin 2021 u cilësua si i suksesshëm për sportin universitar. Anëtarët e kuvendit theksuan gatishmërinë për të vazhduar punën e pareshtur drejt promovimit të sportit tek studentët.
 
28 Mars, 2022
Tags:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.