FSUNK
Në tryezën e diskutimit për sportin, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Kosovo Olympic Committee, i pranishëm ishte edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
Gjatë tryezës, z. Musa Selimi – anëtar i bordit drejtues të FSUNK-së, njëherësh drejtor ekzekutiv i 2022 FISU University World Cup Handball, e informoi Kryeministrin Kurti me ecurinë e organizimit të kampionatit. Selimi ka shtuar që Kupa është top ngjarja sportive që do të organizohet në vendin tonë dhe partneriteti me të gjitha strukturat qeverisëse të vendit është jetik për përfaqësim sa më të mirë të vendit në këtë ngjarje të nivelit botëror.
Në anën tjetër, Kurti premtoi mbështetjen e tij për Kupën Botërore. Ai foli edhe për rëndësinë që ka ndërlidhja e sportit me arsimin, duke shtuar që kjo ndërlidhje duhet të jetë e fuqishme, sepse asisoj zbulohen më herët talentet dhe mbështeten në kohë.
Deri më tani, një serë institucionesh vendore kanë premtuar dhe ekzekutuar ndihmesën për organizimin e WUC2022, i cili pritet të mbahet në Prishtinë në verën e këtij viti.
 
23 Janar, 2022