FSUNK
Kampusit të Universitetit të Prishtinës ka kohë që i kishte munguar një ditë si kjo!
Tradita e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Sportit Universitar vazhdoi, por në një atmosferë ndryshe të cilën FSUNK-ja e solli në bashkëpunim me 3X3 Prishtina, në kampusin e UP-së para Bibliotekës Kombëtare “Pjeter Bogdani”.
 
Sot, tetë ekipe nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Pejës, Universiteti i Gjilanit, Kolegji UBT dhe Kolegji AAB garuan në streetball 3×3.
Hapjen e Ditës së Sportit Universitar e bëri presidentja e FSUNK-së, znj. Diellza Shaqiri – Kelmendi, e cila uroj të gjithë studentët sportistë për Ditën e Sportit Universitar. Ajo foli për angazhimin e FSUNK-së për promovimin e sportit ndër studentë, si dhe falënderoi partnerët nga 3X3 Prishtina, ekipin organizativ nga FSUNK-ja dhe studentët që i dhanë madhështi kësaj dite.
 
Fitues i garës të mbajtur sot në streetball 3×3 ishte ekipi i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit i Universitetit të Prishtinës, i cili në finale mposhti Kolegjin AAB. Trofeun për ekipin fitues e ndajti anëtari i Bordit të FSUNK-së, z. Musa Selimi, së bashku me kryetaren Shaqiri – Kelmendi dhe sekretaren, znj. Venita Smakaj.
FSUNK-ja ka tashmë disa vite që i është bashkuar botës në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit Universitar, të njohur si IDUS, e që çdo vit shënohet me 20 shtator.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
21 Shtator, 2021
Tags:
sqAlbanian
en_GBEnglish sqAlbanian