FSUNK

FSUNK-ja po rinis Ligat Universitare këtë të diele.
Ligat do të fillojnë në sportin e futsalit (M), ndërkaq gjatë javëve në vijim, do të vazhdojmë me garat në ping-pong ( M dhe F) dhe në volejboll (F).
Ligat Universitare filluan me 5 mars 2020, në futsall, volejboll dhe pingpong. Për shkak të kufizimeve të vendosura si pasojë e pandemisë Covid-19, si dhe më qëllim të ruajtjes së shëndetit të sportistëve, Ligat u pezulluan deri në këtë fazë.
Organizimi i Ligave do të bëhet duke respektuar në përpikëri vendimet e organeve kompetente, si dhe masat për mbrojtje të shëndetit të studentëve dhe organizatorëve të përfshirë. 

Suksese!

 

23 Prill, 2021