FSUNK

Dje Komiteti Olimpik i Kosovës mbajti Asamblenë Zgjedhore, ku u zgjodh udhëheqësia e tij për periudhën 2021-2024.

Besimin për drejtimin e KOK-ut e mori Ismet Krasniqi, ndërkaq, me propozimin e presidentit Krasniqi, anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut u zgjodh edhe Musa Selimi, njëherësh anëtar i bordit të FSUNK-së.

Federata e Sporteve Universitare e Kosovës përshëndet organizimin e suksesshëm të Asamblesë Zgjedhore të KOK-ut, si dhe shpreh gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar ngushtë me presidentin Krasniqi, si dhe udhëheqësinë e Komitetit Olimpik, për të mbështetur dhe promovuar, së bashku, sportin vendor.

Njëherësh, FSUNK-ja, duke pasur parasysh punën e dëshmuar të presidentit Krasniqi në menaxhim sportiv, shpreh bindjen se KOK-un po e pret një mandat i suksesshëm drejt realizimit të misionit të tij për zhvillimin dhe promovimin e Lëvizjes Olimpike Kosovare.

Federata e Sporteve Universitare i uron pranimin e detyrave të reja dhe i dëshiron suksese edhe anëtarëve të tjerë, të cilët fituan besimin e delegatëve, për të shërbyer si pjesë e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut në mandatin e radhës. 

 

26 Mars, 2021
sqAlbanian
en_GBEnglish sqAlbanian