FSUNK

Në Asamblenë Zgjedhore të Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, të mbajtur dje në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës, u votua unanimisht që drejtimin e FSUNK-së për katër vitet e ardhshme, ta merr prof. Diellza Kelmendi.

Kelmendi, pasi u votua për kryetare të Federatës njëzëri nga të gjithë delegatët, u shpreh e nderuar për besimin që i është dhënë, ndërkaq premtoi që do të bëjë më të mirën e mundshme për përmbushjen e obligimeve të saj si drejtuese e Federatës.

Së bashku do të punojmë që të prezantojmë sportin universitar në arenën ndërkombëtare, duke promovuar rininë dhe vendin tonë. Njëherësh, karshi kushteve të krijuara nga pandemia, do të rifillojmë së shpejti me realizim të Ligave Universitare, të ndërprera për shkak të Covid-19” theksoi ajo.

Presidentja Kelmendi tha se sfida më e madhe e FSUNK-së është organizimi i Kampionatit Botëror në Hendboll 2022, i cili përveç sfidë, është edhe mundësi e shkëlqyeshme për prezantim të vendin tonë. Kelmendi, njëherësh e falënderoi ish presidentin, prof. Musa Selimin, për punën e bërë në themelimin dhe ngritjen e FSUNK-së.

Gjatë kësaj mbledhjeje, me të gjitha votat pro, nënkryetar i Federatës u zgjodh Flamur Hyseni, ndërkaq anëtarë të Bordit Ekzekutiv u zgjodhën: Musa Selimi, Muhamed Krasniqi, Perparim Avdullahu, Abedin Bahtiri, Afrim Selimi, Gani Ibrahimi dhe Abdyl Beqiri.

Gjatë Asamblesë Zgjedhore u diskutuan dhe u morën vendime për 13 pika të rendit të ditës, përfshirë këtu zgjedhjen e Këshillit Mbikëqyrës të FSUNK-së, miratimi i ndryshimeve në Statutin e Federatës, shqyrtimi dhe miratimi i Raportit vjetor të punës dhe Raportit financiar për vitin 2020.

FSUNK-ja, si federatë e themeluar viteve të fundit, synon promovimin e sportit në mesin e studentëve. Ndonëse organizatë e re, FSUNK-ja ka korrur suksese të njëpasnjëshme, në veçanti në arenën ndërkombëtare, ku studentët tanë i kanë sjellë vendit pesë medalje nga Kampionate Botërore dhe Evropiane, si dhe në vitin që lamë pas, Kosova, falë FSUNK-së, u përzgjodh organizatore e Kampionatit Botëror Universitar në Hendboll për vitin 2022.

9 Mars, 2021