Dje Komiteti Olimpik i Kosovës mbajti Asamblenë Zgjedhore, ku u zgjodh udhëheqësia e tij për periudhën 2021-2024. Besimin për drejtimin e KOK-ut e mori Ismet Krasniqi, ndërkaq, me propozimin e presidentit Krasniqi, anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut u zgjodh edhe Musa Selimi, njëherësh anëtar i bordit të FSUNK-së. Federata e Sporteve Universitare e Kosovës…