FSUNK

Sot presidenti i FSUNK-së, prof. asoc. dr. Musa Selimi, u rizgjodh dekan në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ishte pikërisht lidershipi i dëshmuar i tij në FEFS për mandatin e kaluar, ndër arsyet kryesore të avancimit të madh të këtij fakulteti gjatë kësaj periudhe. Madje, është kontributi i tij i jashtëzakonshëm dhënë për sportin universitar, ajo që këtë sukses të presidentit Selimi e bënë më së meritor.

Të bindur që rrugëtimin e nisur me shumë vullnet dhe profesionalizëm do ta vazhdoj edhe në këtë mandat, stafi i FSUNK-së uron Presidentin për suksesin e shënuar, por edhe studentët dhe stafin e këtij fakulteti, me rastin e zgjedhjes dekan të Selimit.

Urime! 

 

9 Korrik, 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

sqAlbanian
en_GBEnglish sqAlbanian