FSUNK

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportivë. Në këtë ditë, presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, falënderon gazetarët për kontributin e dhënë, teksa vlerëson lartë punën e tyre në promovimin e sportit universitar. 
“Ne misionin e tyre për informim të shpejtë, objektiv dhe edukativ, gazetarët e sportit luajnë një rol të madh në promovimin e sportit në përgjithësi. Pa ju, të nderuar gazetarë, sporti nuk do te gëzonte këtë vend në shoqëri, andaj ju urojmë këtë ditë, me shpresën që kontributin tuaj shumë të vlerësuar, ta vazhdoni ta jepni edhe në vazhdimësi” thekson presidenti Selimi.

FSUNK-ja i është mirënjohëse gazetarëve sportivë për mbështetjen që i kanë dhënë sportit universitar, duke pasqyruar aktivitetet e FSUNK-së dhe promovuar sportin ndër studentë.

2 Korrik, 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

sqAlbanian
en_GBEnglish sqAlbanian