FSUNK

Aktivitetet e saj, Federata e Sportit Universitar të Kosovës i ka vazhduar me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me Shoqatën e Gazetarëve Sportiv të Kosovës.

Memorandumi i nënshkruar në ambientet e FSUNK-së, synon të vejë konditat zyrtare të bashkëpunimit ndërmjet të dyja palëve, në mënyrë që bashkëpunimi t’i shërbejë sportit universitar dhe raportimit nga vendi i ngjarjes për sportin në vendin tonë.

Presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi u shpreh I lumtur për arritjen e kësaj marrëveshjeje, të cilën e cilësoj si hap të madh drejt thellimit të këtij bashkëpunimi. Njëherësh, ai foli edhe për sukseset e federatës, të cilat çdo herë e më shumë po janë prezente.

Edhe kryetari i Shoqates së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, Edmon Thaçi, e ka konsideruar memorandumin si një mundësi të mirë për sportin vendor.

Memorandumi në fjalë, ndër të tjerash, parasheh bashkëpunim të palëve në mbulim dhe promovim të aktiviteteve vendore dhe ndërkombëtare të sportit universitar.

29 Janar, 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

sqAlbanian
en_GBEnglish sqAlbanian