FSUNK

Në Torino të Italisë është mbajtur Asambleja e Përgjithshme e 36-të e Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare. E pranishme në aktivitetet e organizuara nga FISU me 15 dhe 16 nëntor 2019, ishte edhe FSUNK-ja, me përfaqësues presidentin Musa Selimi. 🗺️

Gjatë takimeve të organizuara në kuadër të këtij aktiviteti, Selimi pati rastin qe të përfaqësoj sportin universitar në Kosovë dhe të shkëmbeje përvoja me vendet e tjera pjesëmarrëse nga e gjithë bota.
Njëherësh, FISU ritheksoi se Federata jone është zyrtarisht i vetmi trup që përfaqëson sportet universitare në Kosovë, e cila, po ashtu, është anëtare më të drejta të plota e Asociacionit të Anëtarëve të FISU-së për periudhën 2020 – 2021, duke i ndarë kështu certifikatën e anëtarësisë presidentit Selimi. 🏆🇽🇰

FSUNK vazhdon të mbetet e përkushtuar në promovimin e sportit universitar tek studentët, nën ombrellën e FISU dhe EUSA, organizatave kryesore të sportit universitar në botë edhe Evropë.

Shpejt na vijnë lajme të mira nga shtëpia më e madhe në botë e sportit universitar!
Asambleja gjenerale e Fisu! Torino ( Nëntor 2019)! 

17 Nëntor, 2019