FSUNK
Sot qindra studentë nga universitete dhe kolegje te ndryshme vendore u bënë pjesë e këtij eventi madhështor sportiv, duke nisur kështu aventurën e tyre në ligat universitare. Studentët do të garojnë në këto liga:
 
🏐 Beach Volley
  ♟ Shah
  ⚽ Futsall
  🏓 Pingpong
  🏀 Basketboll 3×3
  🎾 Tenis
 
Presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, uroi të gjithë garuesit teksa u shpreh i kënaqur me numrin e aplikantëve dhe punën që po bëhet në masivizim të sportit universitar.
Nisjen e ligave e përshëndetën edhe presidenti i Kosovo Olympic Committee, Ismet Krasniqi, përfaqësuesi i MKRS-së, Fikret Shatri, ambasadori i Suomen suurlähetystö Pristina – Embassy of Finland in Pristina, Sh.T. Matti Nissinen, ambasadori i Ambassade de France au Kosovo – French Embassy in Kosovo, Sh.T. Olivier Guérot dhe rektori i Universitetit të Prizrenit, Mentor Alishani.
Përveç emocioneve sportive, ceremonia u shoqërua edhe me përformanca artistike, nisur nga ajo e studentëve të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit të UP-së në vallëzim dhe mbyllur me atë të Klubit “Elita” në gjimnastikë.
 
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve që me praninë tuaj madhëruat këtë ngjarje!
 
April 3, 2025
Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.