
Presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi dhe sekretari,Fidan Hamiti, zhvilluan takim me ambasadorin e Suomen suurlähetystö Pristina – Embassy of Finland in Pristina, Matti Nissinen dhe këshilltarin e Ri, Olli Härkänen. Gjatë këtij takimi u diskutuan ide dhe mundësi të reja që do të forcojnë bashkëpunimin mes universiteteve të të dyja vendeve, duke krijuar ura bashkëpunimi në fushën e sportit dhe edukimit.
Si shenjë mirënjohjeje, Ambasadorit Nissinen ju dhurua fanella sportive e FSUNK-së, e cila mbanë emrin e tij.