FSUNK
Në këtë ngjarje morën pjesë ekspertë të ndryshëm nga fusha e sportit, të cilët diskutuan për rëndësinë që ka aktiviteti sportiv tek të rinjtë.
Hapjen e tryezës e beri presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, i cili u shpreh i lumtur për kontributin e federatës në adresimin e rëndësisë së sportit tek studentët, teksa falënderoi të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij diskutimi.
Thirrjes për më shumë aktivitet sportiv për studentë iu bashkua edhe rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Artan Dermaku, në fjalën e tij.
Ndërsa, anëtari i bordit të FISU, Marko Zuniç, tha se puna e federatave është jetike në rritjen e numrin të të rinjve që merren me sport, teksa theksoi që FSUNK-ja ka dhënë një shembull të mirë për botën e sportit universitar duke organizuar kupën botërore në hendboll në vitin 2022.
Kontributin e tyre në këtë tryezë e dhanë edhe ekspertë të tjerë vendorë e ndërkombëtar, përfshirë rektori i Universitetit të Prizrenit, Mentor Alishani, dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës, Florian Miftari, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, profesori Harald Tschan nga Universiteti i Vienës, Ed Cooper, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ahsen Küçükdurmaz nga Universiteti I. D. Bilkent në Turqi.
FSUNK është e dedikuar në promovimin e sportit në mesin e studentëve dhe tryeza e sotshme shënon një hap tutje në këtë drejtim.
 
Për më shumë fotografi, kliko këtu.
 
 
25 Tetor, 2024
Tags: