FSUNK
Trajneri Driton Kuka ka pranuar sot titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, për kontributin e dhënë në fushën e sportit dhe në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Kuka është propozuar për këtë çmim nga dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, prof. asoc. dr. Musa Selimi dhe senati i UP-së, me në krye rektorin, prof. dr. Naser Sahiti, i ka dhënë këtë titull nderi trajnerit Kuka.
Urime trajnerit Driton Kuka! 🥇
 
21 Shtator, 2022