![](https://fsunk-kos.org/wp-content/uploads/2022/09/1.jpg)
Edhe Kosova sot shënoi Ditën Botërore të Sportit Universitar. Federata e Sporteve Universitare e Kosovës ju bashkua botës, duke organizuar lojëra në tri sporte:
![🏐](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tb0/1.5/16/1f3d0.png)
![🏀](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t11/1.5/16/1f3c0.png)
![⚽](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t36/1.5/16/26bd.png)
Studentët pjesëmarrës në këto lojëra i përshëndeti u.d. Presidenti i FSUNK-së, Gani Ibrahimi. Ai i falënderoj studentët për gjallërinë që po i japin sportit universitar dhe ju uroj suksese në garat e organizuara për nder të Ditës Ndërkombëtare të Sportit Universitar.
I pranishëm ishte edhe anëtari i Bordit, njëherësh dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP, Musa Selimi. Si themelues i sportit universitar në vend, Selimi tha që është i lumtur për nivelin e lartë të përgatitjes dhe profesionalizmit që shfaqin gjithmonë studentët.
Garat që u luajtën në hapësirën e kampusit të UP-së, përfunduan me fitoren e ekipeve të UP-së në Futsall (M) dhe BeachVolley Mix. Ndërkaq, studentët e Kolegjit AAB rrëmbyen vendet e para në Basketboll 3×3 (F & M). ![🏆](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t17/1.5/16/1f3c6.png)
![🏆](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t17/1.5/16/1f3c6.png)
FSUNK-ja ka vite që është pjesë e të gjitha organizimeve ndërkombëtare të sportit universitar, njashtu edhe organizatore e përhershme e aktiviteteve për shënim të Ditës Botërore të Sportit Universitar – IDUS.
![](https://fsunk-kos.org/wp-content/uploads/2022/09/9.jpg)
![](https://fsunk-kos.org/wp-content/uploads/2022/09/8.jpg)
![](https://fsunk-kos.org/wp-content/uploads/2022/09/7.jpg)
![](https://fsunk-kos.org/wp-content/uploads/2022/09/6.jpg)
![](https://fsunk-kos.org/wp-content/uploads/2022/09/5.jpg)
![](https://fsunk-kos.org/wp-content/uploads/2022/09/4.jpg)
![](https://fsunk-kos.org/wp-content/uploads/2022/09/3.jpg)
![](https://fsunk-kos.org/wp-content/uploads/2022/09/2.jpg)