Federata e Sporteve Universitare të Kosovës ka nënshkruar sot kontratë me kompaninë Al – Trade Center, përmes së cilës Al – Trade do të jetë sponsor gjeneral i Ligave Universitare të organizuara nga FSUNK-ja.
I lumtur për arritjen e këtij bashkëpunimi, nga i cili do të përfitojnë studentët e universiteteve dhe kolegjeve vendore, u shpreh u.d. presidenti i FSUNK-së, Gani Ibrahimi. Ai e vlerësoi lartë aktin e sponsorisimit nga Al-Trade Center dhe njëherësh e konsideroj si veprim human, i cili do të këtë impakt të jashtëzakonshëm në sportin tek të rinjtë.
Në anën tjetër, drejtori gjeneral i Al-Trade Center, z. Sokol Gashani, tha që ndërkombëtarizimin kryesor vendi ynë e ka realizuar përmes sportit, andaj është i lumtur që të kontribuoj për avancimin e sportistëve të rinj të vendit tonë.
Me anë të kësaj kontrate, Al-Trade do të jetë sponsor gjeneral i Ligave Universitare në:
– Futsall
– PingPong
– 3X3 Basketboll
– Volejboll
Me anë të këtij bashkëpunimi, Al – Trade do të jetë partner i FSUNK-së për vitin 2022. Të dyja palët janë dakorduar që të punojnë së bashku në avancimin e sportit universitar dhe në thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.