FSUNK
Prishtina së shpejti do të jetë nikoqire e Kampionatit Botëror për Universitete në Hendboll 2022 – #WUC2022. Për organizimin e tij, Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK) dhe Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) nënshkruan memorandum të bashkëpunimit, në kuadër të të cilit përcaktuan konditat për organizimin e ngjarjes më të rëndësishme sportive hendbollistike që do të mbahet në vend. 🤾‍♀️🤾‍♂️
Presidentja e FSUNK-se, Diellza Shaqiri – Kelmendi dhe presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në mënyrë që ky event sportiv të shënohet si një ngjarje e suksesshme, e cila do të i ndihmoj tutje promovimit të vendit tonë në arenën sportive botërore.
Me anë të këtij memorandumi parashihet që FHK-ja të jetë përgjegjëse e koordinimit të çështjeve profesionale në kuadër të këtij eventi të rëndësisë botërore.
Në dhjetor të 2019-tës, nga Federata Botërore e Sporteve Universitare – FISU, FSUNK-ja ka pranuar konfirmimin që do të jetë organizatore e këtij kampionati të rëndësishëm për sportin universitar. Në këtë fazë, FSUNK-ja është duke bërë përgatitjet e nevojshme për organizimin sa më të mirë të Kampionatit Botëror Universitar në Hendboll 2022, duke promovuar kështu sportin universitar kosovar kudo në botë.