
Ky organizim mblodhi studentë nga universitete dhe kolegje vendore në një ditë të dedikuar promovimit të sportit universitar, jetesës së shëndetshme dhe bashkëpunimit ndërstudentor.
Pjesëmarrësit, të udhëhequr nga drejtuesit e FSUNK-së, shijuan ecjen në natyrë, aktivitetet rekreative dhe momentet e socializimit që e karakterizuar këtë ngjarje.
Falënderojmë Komunën e Prishtinës për mbështetjen, si dhe të gjithë studentët për kontributin në suksesin e këtij aktiviteti.






