FSUNK

Kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i ngjarjes më të madhe sportive të organizuar në Kosovë, FISU Kupa Botërore Universitare e Hendbollit 2022. Kjo ngjarje, organizatore e të cilës është Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, do të mbahet nga 11 deri më 17 korrik, në Prishtinë.

Në përzgjedhjen dhe drejtimin e ekipeve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili do të jetë edhe universiteti nikoqir i Kupës, janë angazhuar selektorët e Kombëtareve A të Kosovës, Bujar Qerimi te ekipi i meshkujve dhe Agron Shabani te ekipi i femrave. Ata do të udhëheqin ekipet universitare në fazën përgatitore e po ashtu gjatë garave.

Përzgjedhja e ekipeve është bërë me mbështetjen e partnerit të kësaj ngjarjeje, Federata e Hendbollit e Kosovës.

UP-ja do të garojë në dy kategoritë: meshkuj dhe femra.

Meshkujt:
Flakrim Beqiraj, Arti Luzha, Dardan Dugolli, Lulzim Shabani, Florian Rexha, Mali Luzha, Jon Muqolli, Festim Mustafa, Atdhe Basholli, Alban Haziri, Çlirim Rama, Shkelzen Samahodaj, Rikard Quni, Drenit Tahirukaj, Arbios Mushkolaj, Adonit Isufi dhe Arbër Neziri.

Femrat:
Blerta Ahmetxhekaj, Venera Kafexholli, Rinesa Uka, Ardiana Prapashtica, Adelina Berisha, Elma Kameri, Natalija Milatovic, Lorena Matarova, Melisa Mulaj Tina Hetemi, Yllka Shatri, Luljeta Sopjani, Lorena Nikolla, Alma Nivokazi, Nurije Çekaj, Elisa Mulaj dhe Melike Ipçi.

Garuese do të jenë edhe rreth 20 universitete nga vende të ndryshme të botës.

5 Korrik, 2022