FSUNK-ja ka nënshkruar sot memorandumin e radhës të bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me anë të të cilit rritet mbështetja për aktivitetet e FSUNK-së.
Ashtu si federatat e tjera, edhe FSUNK-ja ka pasur rritje të koeficientit të pikëve nga viti paraprak.
Memorandumi u nënshkrua nga U.D. presidenti i FSUNK-së, Gani Ibrahimi dhe ministri Hajrulla Çeku.