FSUNK

Të dashur miq,

2021-ta ka qenë një vit mjaft sfidues. Në vigjilje të 2022-tës, urojmë që viti që po vjen të jetë vit i arritjeve të përbashkëta dhe komunikimit jovirtual.

Këtë verë Kosova do të shënoj historinë e saj, si nikoqire e Kupës Botërore Universitare në Hendboll 2022, në kuadër të Federatës Botërore të Sportit Universitar (FISU).Në këto ditë festive, na lejoni të ju përcjellim urimet më të ngrohta për prosperitet dhe arritje të reja.Gëzuar festat e fundvitit, shëndet dhe gjithë të mirat në 2022-tën!

Sinqerisht,
Gani Ibrahimi

u.d Kryetar i Federatës se Sporteve Universitare të Kosovës

 

30 Dhjetor, 2021