FSUNK
Për të shënuar fundin e një viti të suksesshëm për FSUNK-në, sot organizuam turne në futsall dhe volejboll, me studentët tanë.🏆
Atletë të @uni.pr, @uibm_net, @uni_haxhizeka, Universitetit “Ukshin Hoti” morën pjesë në garat e organizuara në këto dy disiplina, duke i dhënë gjallëri sportit universitar në aktivitetin e fundit të organizuar për vitin 2021.
Fitues të të dyja garave ishin studentët e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit të UP-së.
Viti 2021, përkundër kufizimeve të shkaktuara nga pandemia Covid-19, mbetet një vit i avancimit të sportit universitar në vend dhe ndërkombëtarisht.
Garat interesante të studentëve tanë do të vazhdojnë edhe në viti që po presim, ku parashihet që në muajt e parë të 2022-tës të nisim edhe me Ligat Universitare.
Përgëzime studentëve dhe stafit organizativ, si dhe falënderime të përzemërta për partnerët e sportit universitar.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
27 Dhjetor, 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.