FSUNK
Misioni i IOHSK-së është që të promovojë ngritje profesionale të profesorëve, studiuesve, studentëve dhe praktikuesve të fushave të shëndetit, sportit dhe kinezologjisë, duke e ngritur në nivele më të larta përsosmërinë dhe konkurrencën globale në këto drejtime.
 
U.D. e FSUNK-së, znj. Dielleza Shaqiri – Kelmendi ka përshëndetur krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Federatës sonë dhe IOHSK-së, duke theksuar që frytet e këtij partneriteti nuk do të mungojnë në të ardhmen e afërt.
 
Për arritjen e këtij bashkëpunimi, FSUNK-ja vlerëson lartë kontributin e z. Muhamed Krasniqi, anëtar i bordit drejtues të Federatës, i cili ka shërbyer si pikë kontakti, duke iniciuar këtë bashkëpunim të rëndësishëm për të dyja palët.
15 Tetor, 2020